Albanian Bible

Fjalėt e urta 12

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 13

1

  Njė bir i urtė dėgjon mėsimet e atit tė vet, por tallėsi nuk e dėgjon qortimin. 

2

  Nga fryti i gojės sė tij njeriu do tė hajė atė qė ėshtė e mirė, por shpirti i tė pabesėve do tė ushqehet me dhunė. 

3

  Kush kontrollon gojėn e tij mbron jetėn e vet, por ai qė i hap shumė buzėt e tij shkon drejt shkatėrrimit. 

4

  Shpirti i pėrtacit dėshiron dhe nuk ka asgjė, por shpirti i atyre qė janė tė kujdesshėm do tė kėnaqet plotėsisht. 

5

  I drejti e urren gėnjeshtrėn, por i pabesi ėshtė i neveritshėm dhe do tė turpėrohet. 

6

  Drejtėsia ruan atė qė ndjek njė rrugė tė ndershme, por pabesia e rrėzon mėkatarin. 

7

  Ka nga ata qė sillen si njė i pasur, por nuk kanė asgjė; pėrkundrazi ka nga ata qė sillen si njė i varfėr, por kanė shumė pasuri. 

8

  Pasuritė e njė njeriu shėrbejnė pėr tė shpėrblyer jetėn e tij, por i varfėri nuk ndjen asnjė kėrcėnim. 

9

  Drita e tė drejtėve shkėlqen bukur, por llamba e tė pabesėve do tė shuhet. 

10

  Nga krenaria rrjedhin vetėm grindjet, por dituria ėshtė me ata qė u kushtojnė kujdes kėshillave. 

11

  Pasuria e pėrftuar nė mėnyrė jo tė ndershme do tė katandiset nė pak gjėra, por atij qė e grumbullon me mund do t`i shtohet ajo. 

12

  Pritja e zgjatur e ligėshton zemrėn, por dėshira e plotėsuar ėshtė njė dru i jetės. 

13

  Ai qė pėrēmon fjalėn do tė shkatėrrohet, por ai qė respekton urdhėrimin do tė shpėrblehet. 

14

  Mėsimet e tė urtit janė burim jete pėr t`i evituar dikujt leqet e vdekjes. 

15

  Gjykimi i mirė siguron favor, por veprimi i tė pabesėve ėshtė i dėmshėm. 

16

  Ēdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrėzinė e tij. 

17

  Lajmėtari i keq bie nė telashe, por lajmėtari besnik sjell shėrim. 

18

  Mjerimi dhe turpi do tė vjinė mbi atė qė nuk pranon korrigjimin, por ai qė dėgjon qortimin do tė nderohet. 

19

  Dėshira e realizuar ėshtė e ėmbėl pėr shpirtin, por pėr budallenjtė ėshtė njė gjė e neveritshme largimi nga e keqja. 

20

  Kush shkon me tė urtėt bėhet i urtė, por shoku i budallenjve do tė bėhet i keq. 

21

  E keqja pėrndjek mėkatarėt, por i drejti do tė shpėrblehet me tė mirėn. 

22

  Njeriu i mirė i lė njė trashėgim bijve tė bijve tė tij, por pasuria e mėkatarit vihet mėnjanė pėr tė drejtin. 

23

  Ara e punuar e tė varfėrve jep ushqim me shumicė, por ka nga ata qė vdesin pėr mungesė drejtėsie. 

24

  Kush e kursen shufrėn urren birin e vet, por ai qė e do e korrigjon me kohė. 

25

  I drejti ha sa tė ngopet, por barku i tė pabesėve vuan nga uria. 

Fjalėt e urta 14

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: