| Chapter 14 |
1 | Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta. |
2 | Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë. |
3 | Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre. |
4 | Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut. |
5 | Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra. |
6 | Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend. |
7 | Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij. |
8 | Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim. |
9 | Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja. |
10 | Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj. |
11 | Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë. |
12 | Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes. |
13 | Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje. |
14 | Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij. |
15 | Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij. |
16 | Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull. |
17 | Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer. |
18 | Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije. |
19 | Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve. |
20 | Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues. |
21 | Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur. |
22 | A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën. |
23 | Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri. |
24 | Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi. |
25 | Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra. |
26 | Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi. |
27 | Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes. |
28 | Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve. |
29 | Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij. |
30 | Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave. |
31 | Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë. |
32 | I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij. |
33 | Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh. |
34 | Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve. |
35 | Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi. |