| Chapter 19 |
1 | Pastaj Jezusi hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet; |
2 | dhe ja, një njeri i quajtur Zake, i cili ishte kryetari i tagrambledhësve dhe ishte i pasur. |
3 | Ai kërkonte të shihte kush ishte Jezusi, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte i shkurtër nga shtati. |
4 | Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një fik për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej. |
5 | Dhe kur Jezusi arriti në atë vend, i çoi sytë, e pa dhe i tha: ``Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde``. |
6 | Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim. |
7 | Kur panë këtë, të gjithë murmuritën, duke thënë: ``Ai shkoi të rrijë në shtëpinë e një njeriu mëkatar``. |
8 | Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit: ``Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t`ia kthej katërfish``. |
9 | Dhe Jezusi i tha: ``Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit. |
10 | Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur``. |
11 | Dhe, ndërsa ata po i dëgjonin këto, Jezusi vazhdoi të tregojë një shëmbëlltyrë, sepse ai ishte afër Jeruzalemit dhe ata mendonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej menjëherë. |
12 | Tha, pra: ``Një njeri fisnik shkoi në një vend të largët për të marrë në dorëzim një mbretëri e pastaj të kthehej. |
13 | Dhe, si i thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mina dhe u tha atyre: "Tregtoni deri sa të kthehem". |
14 | Por qytetarët e vet e urrenin dhe i dërguan pas një përfaqësi duke thënë: "Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne". |
15 | Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t`i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar. |
16 | Atëherë doli i pari dhe tha: "Zot, mina jote dha dhjetë mina të tjera"; |
17 | dhe ai tha: "Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogëla, merr sundimin mbi dhjetë qytete". |
18 | Pastaj erdhi i dyti duke thënë: "Zot, mina jote dha edhe pesë mina"; |
19 | dhe ai i tha edhe këtij: "Edhe ti ji sundimtar mbi pesë qytete". |
20 | Atëherë erdhi një tjetër i cili tha: "Zot, ja mina jote që e ruajta në një shami, |
21 | sepse kisha frikë nga ti, që je njeri i rreptë; ti merr atë që nuk ke vënë dhe korr atë që nuk ke mbjellë". |
22 | Dhe zoti i tij i tha: "Do të të gjykoj nga vetë fjalët e tua, o shërbëtor i keq; ti e dije se jam njeri i rreptë, që marr atë që nuk kam vënë dhe korr atë që nuk kam mbjellë; |
23 | përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?". |
24 | Pastaj u tha të pranishmëve: "Merrjani minën dhe ia jepni atij që ka dhjetë mina". |
25 | Dhe ata i thanë: "Zot, po ai ka dhjetë mina". |
26 | Unë po ju them se atij që ka, do t`i jepet; por atij që s`ka do t`i hiqet edhe ajo që ka. |
27 | Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"``. |
28 | Mbasi tha këto gjëra, ai shkoi përpara duke u ngjitur në Jeruzalem. |
29 | Dhe, si iu afrua Betfagës dhe Betanias, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga dishepujt e vet, |
30 | duke u thënë: ``Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni, do të gjeni aty një kërriç të lidhur, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri; zgjidheni atë dhe ma sillni. |
31 | Dhe nëse ndokush ju pyet: "Përse po e zgjidhni?", u thoni atyre kështu: "Zoti ka nevojë"``. |
32 | Dhe ata që ishin dërguar shkuan dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë. |
33 | Dhe, ndërsa ata po e zgjidhnin kërriçin, të zotët e tij u thanë atyre: ``Përse po e zgjidhni kërriçin?``. |
34 | Dhe ata thanë: ``Zoti ka nevojë``. |
35 | Dhe e prunë, pra, te Jezusi dhe, mbasi i hidhnin rrobat e veta mbi kërriçin, e hipën Jezusin mbi të. |
36 | Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, ata shtronin rrobat e tyre në rrugë. |
37 | Dhe kur ai iu afrua teposhtës së malit të Ullinjve, gjithë turma e dishepujve filloi me gëzim të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë për të gjitha veprat e pushtetshme që kishin parë, |
38 | duke thënë: ``Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në vendet shumë të larta``. |
39 | Dhe disa farisenj që ishin midis turmës i thanë: ``Mësues, qorto dishepujt e tu!``. |
40 | Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin``. |
41 | Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të, |
42 | duke thënë: ``Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu. |
43 | Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët. |
44 | Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s`do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar``. |
45 | Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t`i dëbojë jashtë ata që shistin e blinin, |
46 | duke u thënë atyre: ``Éshtë shkruar: "Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh"``. |
47 | Çdo ditë ai mësonte në tempull. Dhe krerët e priftërinjve, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin. |
48 | Dhe nuk arrinin dot të vendosnin çfarë të bënin; sepse gjithë populli e dëgjonte me vemendje të madhe. |