| Chapter 18 |
1 | Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur, |
2 | duke thënë: ``Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri. |
3 | Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: "Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim". |
4 | Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s`kam respekt për asnjeri, |
5 | duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t`ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë"``. |
6 | Dhe Zoti tha: ``Dëgjoni ç`thotë gjykatësi i padrejtë. |
7 | Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre? |
8 | Po, unë ju them se ai do t`ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?``. |
9 | Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët. |
10 | ``Dy njerëz u ngjitën në tempull për t`u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës. |
11 | Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës. |
12 | Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam". |
13 | Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t`i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: "O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit". |
14 | Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet``. |
15 | I prunë edhe disa fëmijë të vegjël që t`i prekte; por dishepujt, kur panë këtë, i qortuan. |
16 | Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: ``I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë. |
17 | Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje``. |
18 | Një nga krerët e pyeti duke thënë: ``Mësues i mirë, ç`duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?``. |
19 | Dhe Jezusi i tha: ``Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë. |
20 | Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde"``. |
21 | Dhe ai tha: ``Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia``. |
22 | Si e dëgjoi, Jezusi i tha: ``Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq``. |
23 | Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur. |
24 | Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: ``Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë! |
25 | Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë``. |
26 | Dhe ata që e dëgjonin thanë: ``Po kush, pra, mund të shpëtohet?``. |
27 | Por ai tha: ``Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë``. |
28 | Pastaj Pjetri tha: ``Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur``. |
29 | Dhe ai u tha atyre: ``Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë, |
30 | që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme``. |
31 | Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ``Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. |
32 | Ai, pra, do t`u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë. |
33 | Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë``. |
34 | Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë. |
35 | Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte; |
36 | dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte; |
37 | iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti. |
38 | Atëherë ai bërtiti duke thënë: ``O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua``. |
39 | Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: ``O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua``. |
40 | Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdheroi t`ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti |
41 | duke thëne: ``Çfarë dëshiron të bëj për ty?``. Dhe ai tha: ``Zot, të rimarr dritën e syve``. |
42 | Dhe Jezusi i tha: ``Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi``. |
43 | Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë. |