| Chapter 13 |
1 | "Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi. |
2 | Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush. |
3 | Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë; |
4 | sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë. |
5 | Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj. |
6 | Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia. |
7 | A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime? |
8 | A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë? |
9 | Do të ishte më mirë për ju që ai t`ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri? |
10 | Me siguri ai do t`ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi. |
11 | Madhëria e tij vallë a nuk do t`ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju? |
12 | Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila. |
13 | Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë. |
14 | Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia? |
15 | Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim. |
16 | Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij. |
17 | Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj. |
18 | Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë. |
19 | Kush kërkon, pra, të hahet me mua? Sepse atëherë do të heshtja dhe do të vdisja. |
20 | Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t`i fshihem pranisë sate; |
21 | largoje dorën nga unë dhe tmerri yt të mos më kallë më frikë. |
22 | Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh. |
23 | Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim! |
24 | Pse më fsheh fytyrën tënde dhe më konsideron si armikun tënd? |
25 | Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë? |
26 | Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime? |
27 | Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia, |
28 | Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola". |