Albanian Bible

Jobi 11

Jobi

Return to Index

Chapter 12

1

  Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: 

2

  "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju. 

3

  Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto? 

4

  Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë. 

5

  Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët. 

6

  Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre. 

7

  Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë, 

8

  ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë. 

9

  Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto? 

10

  Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore. 

11

  Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet? 

12

  Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin. 

13

  Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi. 

14

  Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t`ia hapë. 

15

  Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t`i lërë të lira, përmbytin tokën. 

16

  Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron. 

17

  Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend. 

18

  Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre. 

19

  I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit. 

20

  I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë. 

21

  Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve. 

22

  Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes. 

23

  I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon. 

24

  U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë. 

25

  Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur". 

Jobi 13

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: