Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Numrat

 

Kapitulli 21

 

 

1.

 

Kur mbreti Kananeas i Aradit, qė banonte nė Negev, dėgjoi qė Izraeli po vinte nga rruga e Atharimit, luftoi kundėr Izraelit dhe zuri disa robėr.

 
 

2.

 

Atėherė Izraeli i lidhi njė kusht Zotit dhe tha: "Nė rast se ti ma shtie nė dorė kėtė popull, unė do tė shkatėrroj tėrėsisht qytetet e tyre".

 
 

3.

 

Zoti e dėgjoi zėrin e Izraelit dhe ia shtiu nė dorė Kananejtė; dhe ai i shkatėrroi plotėsisht ata bashkė me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah.

 
 

4.

 

Pastaj bijtė e Izraelit u nisėn nga mali i Horit, dhe u drejtuan nga Deti i Kuq, pėr t`i ardhur qark vendit tė Edomit; dhe populli u dėshpėrua pėr shkak tė rrugės.

 
 

5.

 

Populli, pra, foli kundėr Perėndisė kundėr Moisiut, duke thėnė: "Pse na nxorėt nga Egjipti qė tė vdesim nė kėtė shkretėtirė? Sepse kėtu nuk ka as bukė as ujė, na vjen neveri pėr kėtė ushqim tė keq".

 
 

6.

 

Atėherė Zoti dėrgoi midis popullit gjarpėrinj flakėrues, tė cilėt kafshonin njerėzit, dhe shumė Izraelitė vdiqėn.

 
 

7.

 

Dhe kėshtu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mėkatuar, sepse kemi folur kundėr Zotit dhe kundėr teje; lutju Zotit qė tė largojė nga ne kėta gjarpėrinj" Dhe Moisiu u lut pėr popullin.

 
 

8.

 

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bėj njė gjarpėr flakėrues dhe vėre mbi njė shtizė; kėshtu ēdo njeri qė do tė kafshohet prej tij dhe do ta shikojė, ka pėr tė jetuar".

 
 

9.

 

Moisiu bėri atėherė njė gjarpėr prej bronzi dhe e vuri mbi njė shtizė, dhe ndodhte qė, kur njė gjarpėr kafshonte dikė, nė rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte tė jetonte.

 
 

10.

 

Pastaj bijtė e Izraelit u nisėn dhe u vendosėn nė Oboth.

 
 

11.

 

Pasi u nisėn nga Obothi, u strehuan nė Ije-Abarim, nė shkretėtirėn pėrballė Moabit, nga ana ku lind dielli.

 
 

12.

 

U nisėn qė kėtej dhe u vendosėn nė luginėn e Zeredit.

 
 

13.

 

Pastaj u nisėn qė kėtej dhe u vendosėn nė krahun tjetėr tė Arnonit, qė rrjedh nė shkretėtirė dhe vjen nga kufijtė e Amorejve; sepse Arnoni ėshtė kufiri i Moabit, midis Moabit dhe Amorejve.

 
 

14.

 

Pėr kėtė nė Librin e Luftrave tė Zotit thuhet: "Vaheb nė Sufah, luginat e Arnonit

 
 

15.

 

dhe tatėpjeta e luginave qė shkon deri nė banesat e Arit dhe qė mbėshtetet nė kufirin e Moabit".

 
 

16.

 

Dhe qė kėtej shkuan nė Beer, qė ėshtė pusi pėr tė cilin Zoti i pat thėnė Moisiut: "Mblidhe popullin dhe unė do t`i jap ujė".

 
 

17.

 

Atėherė Izraeli kėndoi kėtė himn: "Buro o pus! I kėndoni atij!

 
 

18.

 

Pusit, ujin e tė cilit princėt e kanė kėrkuar dhe fisnikėt e popullit e kanė gėrmuar, duke u mbėshtetur nė fjalėn e ligjvėnėsve, me bastunėt e tyre". Pastaj nga shkretėtira shkuan nė Matanah;

 
 

19.

 

nga Matanahu nė Nahaniel; dhe nga Nahanieli nė Bamoth,

 
 

20.

 

dhe nga Bamothi nė luginėn qė ndodhet nė fushėn e Moabit, nė drejtim tė lartėsisė sė Pisgahut qė sundon shkretėtirėn.

 
 

21.

 

Pastaj Izraeli dėrgoi lajmėtarė tė tij te Sihoni, mbret i Amorejve, pėr t`i thėnė:

 
 

22.

 

"Na lejoni tė kalojmė nėpėr vendin tėnd; ne nuk do tė hyjmė nėpėr arat ose nėpėr vreshtat, nuk do pimė ujin e puseve; do tė ndjekim rrugėn Mbretėrore deri sa t`i kalojmė kufijtė e tu".

 
 

23.

 

Por Sihoni nuk e lejoi Izraelin tė kalonte nėpėr territorin e tij; pėr mė tepėr Sihoni mblodhi njerėzit e tij dhe doli kundėr Izraelit nė shkretėtirė; arriti nė Jahats dhe luftoi kundėr Izraelit.

 
 

24.

 

Izraeli e mundi, duke e kaluar nė majėn e shpatės, dhe pushtoi vendin e tij nga Arnoni deri nė Jakob, deri nė kufijtė e bijve tė Amonit, sepse kufiri i bijve tė Amonit ishte i fortė.

 
 

25.

 

Kėshtu Izraeli pushtoi tėrė ato qytete dhe banoi nė tė gjitha qytetet e Amorejve, nė Heshbon dhe nė tė gjitha qytetet e territorit tė tyre,

 
 

26.

 

sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit tė Amorejve, i cili i kishte bėrė luftė mbretit tė mėparshėm tė Moabit dhe i kishte hequr nga dora tėrė vendin e tij deri nė Arnon.

 
 

27.

 

Prandaj poetėt thonė: "Ejani nė Heshbon! Qyteti i Sihonit duhet tė rindėrtohet dhe tė fortifikohet!

 
 

28.

 

Sepse njė zjarr ka dalė nga Heshboni, njė flakė nga qyteti i Sihonit; kjo ka pėrpirė Arin e Moabit, zotėrit e lartėsive tė Arnonit.

 
 

29.

 

Mjerė ti, o Moab! Je i humbur, o popull i Kemoshit! Bijtė e tij kanė marrė arratinė dhe bijat e tij i janė dhėnė si skllave Sihonit, mbretit tė Amorejve.

 
 

30.

 

Por ne i qėlluam me shigjeta; Heshboni ėshtė shkatėrruar deri nė Dibon. Kemi shkretuar gjithshka deri nė Nofah, qė ndodhet pranė Medebas".

 
 

31.

 

Kėshtu Izraeli u vendos nė vendin e Amorejve.

 
 

32.

 

Pastaj Moisiu dėrgoi njerėz pėr tė vėzhguar Jaazerin, dhe kėshtu Izraelitėt pushtuan qytetet e territorit tė tij dhe pėrzunė Amorejtė qė ndodheshin aty.

 
 

33.

 

Pastaj ndryshuan drejtim dhe u ngjitėn nė rrugėn e Bashanit; dhe Ogu, mbreti i Bashanit, doli kundėr tyre me gjithė njerėzit e tij pėr t`u ndeshur nė Edrej.

 
 

34.

 

Por Zoti i tha Moisiut: "Mos ki frikė nga ai, sepse unė e lė nė duart e tua me gjithė njerėzit e tij dhe vendin e tij; trajtoje ashtu siē ke trajtuar Sihonin, mbretin e Amorejve qė banonte nė Heshbon.

 
 

35.

 

Kėshtu Izraelitėt e mundėn atė, bijtė e tij dhe tėrė popullin e tij, deri sa nuk mbeti asnjė i gjallė, dhe pushtuan vendin e tij.

 
 

Numrat 22

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com