| Chapter 5 |
1 | dhe jo si zotëronjës mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën. |
2 | Dhe kur të shfaqet kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk fishket. |
3 | Gjithashtu ju, të rinjtë, nënshtrojuni pleqëve. Po, nënshtrojuni të gjithënjeri tjetrit dhe vishuni me përulje, sepse Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve. |
4 | Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t`ju lartësojë ne kohën e duhur, |
5 | dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju. |
6 | Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. |
7 | Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë. |
8 | Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t`ju bëjë të përsosur ai vetë, do t`ju bëjë të patundur, do t`ju forcojë dhe do t`ju vërë themel. |
9 | Atij i qoftë lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen. |
10 | Ju shkrova shkurt me anë të Silvanit, që më duket një vëlla besnik, duke ju bërë thirrje dhe duke ju dëshmuar se hiri i vërtetë i Perëndisë është ai në të cilin qëndroni. |
11 | Kisha që është në Babiloni, që është zgjedhur bashkë me ju, ju përshëndet. Edhe Marku, biri im, ju përshëndet. |
12 | Përshëndetni njeri tjetrin me një të puthur dashurie. Paqja mbi ju të gjithë që jeni në Krishtin Jezus Amen. |
13 | Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht: |
14 | hiri dhe paqja u shumoftë për ju në njohjen e Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tonë. |