| Chapter 1 |
1 | motrës Apfi, bashkëluftëtarit tonë Arkipit, dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde: |
2 | hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht. |
3 | E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia, |
4 | sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve, |
5 | që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit. |
6 | Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë. |
7 | Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh, |
8 | më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit; |
9 | të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia, |
10 | i cili dikur s`kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua, |
11 | të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time. |
12 | Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit; |
13 | por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje. |
14 | Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë, |
15 | por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin. |
16 | në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë! |
17 | Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim, m`i ngarko mua. |
18 | Unë, Pali, i shkrova me dorën time. Unë vetë do të paguaj; që të mos them se ti më detyrohesh edhe veten tënde! |
19 | Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë! |
20 | Të shkrova me plotbesim se do të më dëgjosh, sepse e di se ti do të bësh edhe më shumë nga sa po të them. |
21 | Më përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t`ju dhurohem përsëri. |
22 | Epafra, i burgosur bashkë me mua në Jezu Krishtin, |
23 | Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala. |
24 | Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen. |
25 | Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, |