| Chapter 5 |
1 | Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë, |
2 | pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat. |
3 | Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka. |
4 | Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: ``Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk``. |
5 | Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: ``Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën. |
6 | Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta. |
7 | Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t`i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin. |
8 | Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: ``Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar``. |
9 | Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë. |
10 | E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: ``Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë``. |
11 | Pastaj ata, si i nxorën në breg barkat, lanë çdo gjë dhe ndiqnin. |
12 | Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe iu lut duke thënë: ``Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh``. |
13 | Atëherë ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: ``Po, e dua, qofsh i pastruar``. Dhe menjëherë lebra iu zhduk. |
14 | Dhe Jezusi e urdhëroi: ``Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t`u shërbejë si dëshmi``. |
15 | Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t`u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta. |
16 | Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej. |
17 | Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime. |
18 | Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij. |
19 | Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit. |
20 | Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: ``Njeri, mëkatet e tua të janë falur``. |
21 | Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: ``Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t`i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?``. |
22 | Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: ``Ç`po arsyetoni në zemrat tuaja? |
23 | Çfarë është më e lehtë, të thuhet: "Mëkatet e tua të janë falur", apo të thuhet: "Çohu dhe ec"? |
24 | Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!``. |
25 | Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë. |
26 | Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: ``Sot pamë gjëra të mahnitshme``. |
27 | Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: ``Ndiqmë``. |
28 | Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi. |
29 | Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta. |
30 | Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: ``Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?``. |
31 | Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: ``Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. |
32 | Unë nuk erdha t`i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët``. |
33 | Atëherë ata i thanë: ``Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?``. |
34 | Ai u përgjigj atyre: ``A mund t`i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta? |
35 | Por do të vijnë ditët kur do t`ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë``. |
36 | Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: ``Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës. |
37 | Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm. |
38 | Por duhet shtënë vera e re në kacekë të rinj dhe kështu që të dyja ruhen. |
39 | Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do menjëherë verë të re, sepse ai thotë: "E vjetra është më e mirë"``. |