Albanian Bible

Mateu 22

Mateu

Return to Index

Chapter 23

1

  Atėherė Jezusi u foli turmave dhe dishepujve tė vet, 

2

  duke thėnė: ``Skribėt dhe farisenjtė ulen mbi katedrėn e Moisiut. 

3

  Zbatoni, pra, dhe bėni gjithēka t`ju thonė tė zbatoni; por mos bėni si bėjnė ata, sepse thonė, por nuk e bėjnė. 

4

  Por lidhin barrė tė rėnda qė barten me vėshtirėsi, dhe ua vėnė mbi kurrizin e njerėzve; Por ata nuk duan tė luajnė vetė as me gisht. 

5

  Por tė gjitha veprat e tyre i bėjnė pėr t`u dukur nga njerėzit; i zgjėrojnė filateritė e tyre dhe i zgjatin thekėt e rrobave tė tyre. 

6

  Duan kryet e vendit nė gostira dhe vendet e para nė sinagoga, 

7

  si edhe pėrshėndetjet nė sheshe dhe tė quhen rabbi, rabbi nga njerėzit. 

8

  Por ju mos lejoni qė t`ju quajnė rabbi, sepse vetėm njė ėshtė mėsuesi juaj: Krishti, dhe ju tė gjithė jeni vėllezėr. 

9

  Dhe pėrmbi tokė mos thirrni askėnd atė tuaj, sepse vetėm njė ėshtė Ati juaj, ai qė ėshtė nė qiej. 

10

  As mos lejoni qė t`ju quajnė udhėheqės, sepse vetėm njė ėshtė udhėheqėsi juaj: Krishti. 

11

  Dhe mė i madhi prej jush le tė jetė shėrbėtori juaj. 

12

  Sepse kush do tė lartėsojė veten, do tė poshtėrohet; dhe kush do tė pėrulė veten, do tė lartėsohet. 

13

  Por mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse mbyllni mbretėrinė e qiejve para njerėzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini tė hyjnė ata qė janė pėr tė hyrė. 

14

  Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse gllabėroni shtėpitė e tė vejave dhe pėr sy e faqe bėni lutje tė gjata; pėr kėtė arsye ju do tė pėsoni njė dėnim mė tė rreptė. 

15

  Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse pėrshkoni detin dhe dheun pėr tė bėrė prozelitė, dhe kur ndokush bėhet i tillė, e bėni bir tė Gehenas dhe dy herė mė tė keq se ju! 

16

  Mjerė ju, udhėheqės tė verbėr, qė thoni: "Nė qoftė se dikush betohet pėr tempullin, kjo s`ėshtė gjė; por nė qoftė se betohet pėr arin e tempullit, ėshtė i detyruar". 

17

  Tė marrė dhe tė verbėr! Sepse cili ėshtė mė i madh: ari apo tempulli qė e shenjtėron arin? 

18

  Dhe nė qoftė se dikush betohet pėr altarin, s`ėshtė gjė; por ne qoftė se betohet pėr ofertėn qė ėshtė mbi tė, ėshtė i detyruar". 

19

  Tė marrė dhe tė verbėr! Sepse cila ėshtė mė e madhe, oferta apo altari qė e shenjtėron ofertėn? 

20

  Ai, pra, qė betohet pėr altarin, betohet pėr tė dhe pėr ēdo gjė qė ėshtė pėrmbi tė! 

21

  Ai qė betohet pėr tempullin, betohet pėr tė dhe pėr atė qė banon atje. 

22

  Dhe ai qė betohet pėr qiellin, betohet pėr fronin e Perėndisė dhe pėr atė qė ėshtė ulur mbi tė. 

23

  Mjerė ju, skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse ju llogaritni tė dhjetėn e mėndrės, tė koprės dhe tė barit tė gjumit, dhe lini pas dore gjėrat mė tė rėndėsishme tė ligjit: gjyqin, mėshirėn dhe besimin; kėto gjėra duhet t`i praktikoni pa i lėnė pas dore tė tjerat. 

24

  Udhėheqės tė verbėr, qė sitni mushkonjėn dhe kapėrdini devenė! 

25

  Mjerė ju, skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse pastroni anėn e jashtme tė kupės dhe tė pjatės, ndėrsa pėrbrenda janė plot me grabitje dhe teprime. 

26

  Farise i verbėr! Pastro mė parė pėrbrenda kupėn dhe pjatėn, qė edhe pėrjashta tė jetė e pastėr. 

27

  Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse u ngjani varreve tė zbardhuara (me gėlqere), qė nga jashtė duken tė bukur, por brenda janė plot eshtra tė vdekurish dhe gjithfarė papastėrtish. 

28

  Kėshtu edhe ju nga jashtė u paraqiteni njerėzve si tė drejtė; por pėrbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhėsi. 

29

  Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse ndėrtoni varrezat e profetėve dhe zbukuroni monumentet e tė drejtėve, 

30

  dhe thoni: "Po tė kishim jetuar nė kohėn e etėrve tanė, nuk do tė kishim bashkėpunuar me ta nė vrasjen e profetėve". 

31

  Duke folur kėshtu, ju dėshmoni kundėr vetes suaj, se jeni bijtė e atyre qė vranė profetėt. 

32

  Ju e kaloni masėn e etėrve tuaj! 

33

  O gjarpėrinj, o pjellė nėpėrkash! Si do t`i shpėtoni gjykimit tė Gehenas? 

34

  Prandaj, ja unė po ju dėrgoj profetė, dijetarė dhe skribė; ju disa prej tyre do t`i vritni dhe do t`i kryqėzoni, disa tė tjerė do t`i fshikulloni nė sinagogat tuaja dhe do t`i persekutoni nga njė qytet nė tjetrin, 

35

  qė tė bjerė mbi ju gjithė gjaku i drejtė i derdhur mbi dhe, nga gjaku i tė drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit tė Barakias, qė ju e vratė ndėrmjet tempullit dhe altarit. 

36

  Nė tė vėrtetė po ju them se tė gjitha kėto gjėra do tė bien mbi kėtė brez. 

37

  Jeruzalem, Jeruzalem, qė i vret profetėt dhe i vret me gurė ata qė tė janė dėrguar! Sa herė kam dashur t`i mbledh bijtė e tu ashtu si i mbledh klloēka zogjtė e vet nėn krahė, por ju nuk deshėt! 

38

  Ja, shtėpia juaj po ju lihet e shkretė. 

39

  Sepse unė po ju them, se tash e tutje nuk do tė mė shihni mė deri sa tė thoni: "I bekuar qoftė ai qė vjen nė emėr tė Zotit!"``. 

Mateu 24

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: