| Chapter 16 |
1 | Pastaj iu afruan farisenjtë dhe saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t`u tregojë një shenjë nga qielli. |
2 | Por ai iu përgjigj atyre dhe tha: ``Në mbrëmje ju thoni: "Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është i kuq". |
3 | Dhe në mëngjes thoni: "Sot do të jetë stuhi, sepse qielli është i kuq dhe i vranët". Hipokritë, pra, ju dini të dalloni dukuritë e qiellit, por nuk arrini të kuptoni shenjat e kohës? |
4 | Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por nuk do t`i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona``. Dhe i la ata dhe shkoi. |
5 | Kur dishepujt e vet arritën në bregun tjetër, ja që kishin harruar të marrin bukë me vete. |
6 | Dhe Jezusi u tha atyre: ``Kini kujdes dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve!``. |
7 | Dhe ata arsyetuan ndërmjet tyre duke thënë: ``Se nuk kemi marrë bukë``. |
8 | Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: ``O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush që nuk keni marrë bukë? |
9 | Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni të pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur? |
10 | Dhe të shtatë bukët për katër mijë bu-rra dhe sa kosha keni mbushur? |
11 | Si nuk kuptoni që nuk e kisha fjalën për bukën kur ju thashë të ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?``. |
12 | Atëherë ata e kuptuan se ai nuk u kishte thënë të ruheshin nga majaja e bukës, por nga doktrina e farisenjve dhe të saducenjve. |
13 | Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ``Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?``. |
14 | Dhe ata thanë: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët``. |
15 | Ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. |
16 | Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ``Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë``. |
17 | Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: ``I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej. |
18 | Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë. |
19 | Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej``. |
20 | Atëherë i urdhëroi dishepujt e vet që të mos i thonin askujt se ai ishte Jezusi, Krishti. |
21 | Që nga ai çast Jezusi filloi t`u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë. |
22 | Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: ``O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë``. |
23 | Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: ``Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s`ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve``. |
24 | Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ``Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë. |
25 | Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë. |
26 | Ç`përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet? |
27 | Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas veprës së tij. |
28 | Në të vërtetë ju them se disa nga ata që janë të pranishëm këtu nuk do të vdesin pa e shikuar më parë Birin e njeriut duke ardhur në mbretërinë e vet``. |