Albanian Bible

Mateu 6

Mateu

Return to Index

Chapter 7

1

  ``Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. 

2

  Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t`ju masin të tjerët. 

3

  Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd? 

4

  Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd? 

5

  O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd. 

6

  Mos u jepni qenve ç`është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t`ju shqyejnë. 

7

  Lypni dhe do t`ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t`ju çelet. 

8

  Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t`i çelet atij që troket. 

9

  A ka midis jush ndonjë njeri që, po t`i kërkojë i biri bukë, t`i japë një gur? 

10

  Ose po t`i kërkojë një peshk, t`i japë një gjarpër? 

11

  Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë. 

12

  Gjithçka, pra, që ju dëshironi t`ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët. 

13

  Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. 

14

  Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë! 

15

  Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. 

16

  Ju do t`i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? 

17

  Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija. 

18

  Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira. 

19

  Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr. 

20

  Ju, pra, do t`i njihni profetët nga frytet e tyre. 

21

  Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej. 

22

  Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?". 

23

  Dhe atëherë unë do t`u sqaroj atyre: "Unë s`ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi". 

24

  Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb. 

25

  Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb. 

26

  Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë. 

27

  Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh``. 

28

  Tani kur Jezusi i mbaroi këto fjalë, turmat mbetën të habitura nga doktrina e tij, 

29

  sepse ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët. 

Mateu 8

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: