Albanian Bible

Kantiku i Kantikėve 1

Kantiku i Kantikėve

Return to Index

Chapter 2

1

  Unė jam trėndafili i Sharonit, zambaku i luginave. 

2

  Si njė zambak midis gjembave, ashtu ėshtė mikesha ime midis vajzave. 

3

  Si njė mollė midis pemėve tė pyllit kėshtu ėshtė i dashuri im midis tė rinjve. Kam dėshėruar shumė tė rri nė hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ėmbėl nė gojėn time. 

4

  Mė ēoi nė shtėpinė e banketit dhe flamuri i tij mbi mua ėshtė dashuria. 

5

  Mė mbani me pite rrushi, mė pėrtėrini me mollė, sepse unė vuaj nga dashuria. 

6

  Dora e tij e majtė ėshtė poshtė kokės sime, dora e tij e djathtė mė pėrqafon. 

7

  Ju pėrgjėrohem, o bija tė Jeruzalemit, pėr gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinė time, deri sa kėshtu t`i pėlqejė 

8

  Ja zėri i tė dashurit tim! Ja, ai vjen duke kėrcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat. 

9

  I dashuri im i pėrngjan njė gazele apo njė dreri tė ri. Ja ku ėshtė prapa murit tonė, shikon nga dritaret, hedh vėshtrime nėpėrmjet hekurave tė tyre. 

10

  I dashuri im mė ka folur dhe mė ka thėnė: "Ēohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja! 

11

  Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku. 

12

  Lulet duken mbi tokė, koha e tė kėnduarit erdhi, dhe nė vendin tonė dėgjohet zėri i turtulleshės. 

13

  Fiku nxjerr fiqtė e tij tė papjekur, vreshtat nė lulėzim pėrhapin njė aromė tė kėndshme. Ēohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja. 

14

  O pėllumbesha ime, qė rri nė tė ēarat e shkėmbinjve, nė strukat e rrėmoreve, ma trego fytyrėn tėnde, mė bėj ta dėgjoj zėrin tėnd, sepse zėri yt ėshtė i kėndshėm dhe fytyra jote ėshtė e hijshme". 

15

  I zini dhelprat, dhelprat e vogla qė dėmtojnė vreshtat, sepse vreshtat tona janė nė lulėzim. 

16

  I dashuri im ėshtė imi, dhe unė jam e tij; ai e kullot kopenė midis zambakėve. 

17

  Para se tė fryjė flladi i ditės dhe hijet tė ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si njė gazelė o njė drenushė mbi malet qė na ndajnė. 

Kantiku i Kantikėve 3

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: