| Chapter 5 |
1 | Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim, |
2 | me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë. |
3 | Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji; |
4 | por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa. |
5 | Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol. |
6 | Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton. |
7 | Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime. |
8 | Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj, |
9 | për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë. |
10 | Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji, |
11 | dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar, |
12 | dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime? |
13 | Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin. |
14 | U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit". |
15 | Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd. |
16 | A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë? |
17 | Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty. |
18 | Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate. |
19 | Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të. |
20 | Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje? |
21 | Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij. |
22 | I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij. |
23 | Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij. |