Albanian Bible

Psalmet 90

Psalmet

Return to Index

Chapter 91

1

  Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. 

2

  Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj". 

3

  Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse. 

4

  Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore. 

5

  Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën, 

6

  as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë. 

7

  Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet. 

8

  Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve. 

9

  Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, 

10

  nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t`i afrohet çadrës sate. 

11

  Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua. 

12

  Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur. 

13

  Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën. 

14

  Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim. 

15

  Ai do të më kërkojë dhe unë do t`i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. 

16

  Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t`i tregoj shpëtimin tim. 

Psalmet 92

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: