| Chapter 70 |
1 | O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh. |
2 | U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time. |
3 | Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!". |
4 | U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!". |
5 | Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono. |