| Chapter 67 |
1 | Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela) |
2 | me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve. |
3 | Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë. |
4 | Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t`i gjykosh drejt popujt dhe do t`i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela) |
5 | Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt. |
6 | Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë. |
7 | Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë. |