| Chapter 3 |
1 | O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje. |
2 | Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela) |
3 | Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën. |
4 | Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela) |
5 | Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah. |
6 | Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje. |
7 | Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve. |
8 | Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela) |