Albanian Bible

Jobi 34

Jobi

Return to Index

Chapter 35

1

  Elihu vazhdoi të flasë dhe tha: 

2

  "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"? 

3

  Në fakt ke thënë: "Ç`dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?". 

4

  Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty. 

5

  Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti. 

6

  Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton? 

7

  Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote? 

8

  Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t`i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu. 

9

  Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve; 

10

  por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi, 

11

  që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?" 

12

  Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij. 

13

  Me siguri Perëndia nuk ka për t`i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t`jua vërë veshin. 

14

  Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh. 

15

  Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve, 

16

  Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye". 

Jobi 36

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: