Albanian Bible

Jobi 19

Jobi

Return to Index

Chapter 20

1

  Atėherė Zofari nga Naamathi u pėrgjigj dhe tha: 

2

  "Pėr kėtė mendimet e mia mė shtyjnė tė pėrgjigjem, pėr shkak tė shqetėsimit qė ndjej brenda vetes sime. 

3

  Kam dėgjuar njė qortim qė mė turpėron, por fryma ime mė shtyn tė pėrgjigjem ashtu si e gjykoj. 

4

  A nuk e di ti qė gjithnjė, qysh prej kohės qė njeriu u vu mbi tokė, 

5

  triumfi i tė kėqijve zgjat pak dhe gėzimi i tė pabesėve zgjat vetėm njė ēast? 

6

  Edhe sikur madhėshtia e tij tė arrinte deri nė qiell dhe koka e tij tė prekte retė, 

7

  ai do tė vdesė pėr gjithmonė si jashtėqitjet e tij; ata qė e kanė parė do tė thonė: "Ku ėshtė?". 

8

  Do tė fluturojė si njė ėndėrr dhe nuk do tė gjendet mė; do tė zhduket si njė vegim nate. 

9

  Syri qė e shihte, nuk do ta dallojė mė; edhe banesa e tij nuk do ta shohė mė. 

10

  Bijtė e tij do tė kėrkojnė tė fitojnė favorin e tė varfėrve dhe duart e tij do tė rivendosin pasurinė e tij. 

11

  Forca rinore qė i mbushte kockat do tė dergjet nė pluhur bashkė me tė. 

12

  Edhe sikur e keqja tė jetė e ėmbėl nė gojėn e tij, ai e fsheh atė nėn gjuhė, 

13

  nuk lejon qė tė dalė qė andej por vazhdon ta mbajė nė gojė. 

14

  Por ushqimi i tij, qė ėshtė nė zorrėt e veta transformohet dhe bėhet njė helm gjarpėri brenda tij. 

15

  Ai do tė vjellė pasuritė qė ka gėlltitur; vetė Perėndia do t`ia nxjerrė nga barku. 

16

  Ai ka thithur helm gjarpėri, gjuha e njė nepėrke do ta vrasė. 

17

  Nuk ka pėr tė parė mė lumenj as pėrrenj qė rrjedhin me mjaltė dhe gjalpė. 

18

  Do tė kthejė atė pėr tė cilėn ėshtė lodhur pa e vėnė aspak nė gojė; nuk do tė ketė asnjė gėzim nga pėrfitimet e tregtisė sė tij. 

19

  Sepse ka shtypur dhe braktisur tė varfrin, ka shtėnė nė dorė me forcė njė shtėpi qė nuk e kishte ndėrtuar. 

20

  Duke qenė se lakmia e tij nuk ka njohur kurrė qetėsi, ai nuk do tė shpėtojė asgjė nga gjėrat qė dėshironte aq shumė. 

21

  Asgjė nuk do t`i shpėtojė pangopėsisė sė tij, prandaj mirėqėnia e tij nuk do tė zgjasė. 

22

  Kur tė jetė nė kulmin e bollėkut do tė gjendet ngushtė; dora e tė gjithė atyre qė vuajnė do tė ngrihet kundėr tij. 

23

  Kur tė jetė bėrė gati pėr tė mbushur barkun, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė zjarrin e zemėrimit tė tij, qė do tė bjerė mbi tė kur tė jetė duke ngrėnė. 

24

  Ai mund tė shpėtojė nga njė armė prej hekuri, por atė do ta shpojė njė hark prej bronzi. 

25

  Nxirret shigjeta qė del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atė e pushton tmerri. 

26

  Errėsirė e plotė ėshtė caktuar pėr thesaret e tij; do ta konsumojė njė zjarr jo i nxitur; ata qė kanė mbetur nė ēadrėn e tij do tė jenė nė ankth. 

27

  Qielli do tė zbulojė paudhėsinė e tij dhe toka do tė ngrihet kundėr tij. 

28

  Tė ardhurat e shtėpisė sė tij do t`i merren, do t`i marrin nė ditėn e zemėrimit tė tij. 

29

  Ky ėshtė fati qė Perėndia i cakton njeriut tė keq, trashėgimi qė i ėshtė dhėnė nga Perėndia. 

Jobi 21

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: