Albanian Bible

2 i Mbretėrve 14

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 15

1

  Nė vitin e njėzeteshtatė tė Jeroboamit, mbretit tė Izraelit, filloi tė mbretėrojė Azariahu, bir i Amatsiahut dhe mbret i Judės. 

2

  Ishte gjashtėmbėdhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi pesėdhjetė e dy vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Jekoliah dhe ishte nga Jeruzalemi. 

3

  Ai bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit, pikėrisht ashtu si kishte vepruar i ati, Amatsiahu. 

4

  Megjithatė vendet e larta nuk u hoqėn nga vendi, populli vazhdonte tė bėnte flijime dhe tė digjte temjan nė vendet e larta. 

5

  Pastaj Zoti goditi mbretin, qė u bė lebroz deri nė ditėn e vdekjes sė tij dhe banoi nė njė shtėpi tė izoluar; Jothami, bir i mbretit ishte mbikqyrėsi i pallatit mbretėror dhe i siguronte drejtėsinė popullit tė vendit. 

6

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Azariahut dhe tėrė ato qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? 

7

  Kėshtu Azariahun e zuri gjumi me etėrit e tij dhe e varrosėn bashkė me etėrit e tij nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Jotham. 

8

  Vitin e tridhjetetetė tė Azariahut, mbretit tė Judės, Zakaria, bir i Jeroboamit, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin nė Samari, dhe e mbajti fronin gjashtė muaj. 

9

  Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, ashtu si kishin bėrė etėrit e tij; nuk u largua nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, qė e kishte ēuar nė mėkat Izraelin. 

10

  Pastaj Shalumi, bir i Jabeshit, kurdisi njė komplot kundėr tij; e goditi dhe e vrau pėrpara popullit, dhe mbretėroi nė vend tė tij. 

11

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Zakarisė a nuk ėshtė shkruar nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit? 

12

  Kjo ishte fjala e Zotit qė i kishte thėnė Jehut: "Bijtė e tu do tė ulen nė fronin e Izraelit deri nė brezin e katėrt". Dhe kėshtu ndodhi. 

13

  Shalumi, bir i Jabeshit, filloi tė mbretėrojė vitin e tridhjetenėntė tė Uziahut, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi plot njė muaj nė Samari. 

14

  Pastaj Menahemi, bir i Gadit, doli nga Titrtsahu dhe hyri nė Samari; nė Samaria goditi Shalumin, birin e Jabeshit, e vrau dhe mbretėroi nė vend tė tij. 

15

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Shalumit dhe komploti qė ai kurdisi a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit? 

16

  Pastaj Menahemi, duke u nisur nga Tirtsahu, goditi Tifsahun, tėrė ata qė gjendeshin aty dhe territorin e tij, sepse nuk i kishin hapur portat; kėshtu i goditi dhe u ēau barkun grave me barrė. 

17

  Vitin e tridhjetenėntė tė mbretėrisė sė Azariahut, mbretit tė Judės, Menahemi, bir i Gadit, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin, dhe e mbajti fronin dhjetė vjet nė Samari. 

18

  Ai bėri atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit; nuk u largua nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, qė e kishte bėrė Izraelin tė kryente mėkate. 

19

  Puli, mbret i Sirisė, erdhi kundėr vendit. Atėherė Menahemi i dha Pulit njė mijė talenta argjendi me qėllim qė ta ndihmonte pėr ta bėrė mė tė qėndrueshme mbretėrinė nė duart e tij. 

20

  Menahemi bėri qė kėto tė holla tė paguheshin nga Izraeli, nga tė gjithė njerėzit e pasur, nė masėn pesėdhjetė sikla argjendi pėr frymė, pėr t`ia dhėnė mbretit tė Asirisė. Kėshtu mbreti i Asirisė u kthye dhe nuk qėndroi nė vend. 

21

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Menahemit dhe tėrė ato qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit? 

22

  Kėshtu Menahemin e zuri gjumi me etėrit e tij. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Pekahiahu. 

23

  Nė vitėn e pesėdhjetė tė Azariahut, mbretit tė Judės, Pekahiahu, bir i Menahemit, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin nė Samari; dhe mbretėroi dy vjet. 

24

  Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit; nuk u largua nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, qė e kishin bėrė Izraelin tė kryente mėkate. 

25

  Pastaj Pekahu, bir i Remaliahut, kapitenit tė tij, kurdisi njė komplot kundėr tij dhe e goditi nė Samari, nė kullėn e pallatit mbretėror, bashkė me Argobin dhe Ariehun, duke pasur me vete pesėdhjetė burra tė Galaadit. Ai vrau dhe mbretėroi nė vend tė tij. 

26

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Pekahiahut dhe tėrė ato qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit? 

27

  Vitin e pesėdhjetedytė tė Azariahut, mbretit tė Judės, Pekahu, bir i Remaliahut, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin nė Samari, dhe mbretėroi njėzet vjet. 

28

  Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit; nuk u largua nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, qė e kishte bėrė Izraelin tė kryente mėkate. 

29

  Nė kohėn e Pekahiahut, mbretit tė Izraelit erdhi Tiglath-Pileseri, mbret i Asirisė, dhe pushtoi Ijonin, Abel-Keth-Maakahun, Janoahun, Kedeshin, Hatsorin, Galaadin, Galilenė dhe tėrė vendin e Neftalit; dhe i internoi tėrė banorėt e tyre nė Asiri. 

30

  Pastaj Hosea, bir i Elahut, kurdisi njė komplot kundėr Pekahut, birit tė Remaliahut, e goditi dhe e vrau; kėshtu mbretėroi nė vendin e tij, vitin e njėzetė tė mbretėrimit tė Jothamit, birit tė Uziahut. 

31

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Pekahut dhe tėrė ato qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit? 

32

  Vitin e dytė tė mbretėrisė sė Pekahut, birit tė Remaliahut, mbret i Izraelit, filloi tė mbretėrojė Jothami, bir i Uziahut, mbret i Judės. 

33

  Kur filloi tė mbretėrojė ishte njėzet e pesė vjeē, dhe mbajti fronin gjashtėmbėdhjetė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Jerusha; ishte bijė e Tsadokut. 

34

  Ai bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit; ashtu si kishte vepruar Uziahu, i ati. 

35

  Megjithatė vendet e larta nuk u hoqėn nga vendi; populli vazhdonte tė bėnte flijime dhe tė digjte temjan nė vendet e larta. Ai ndėrtoi portėn e sipėrme tė shtėpisė tė Zotit. 

36

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Jothmit dhe tėrė ato qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? 

37

  Nė atė kohė Zoti dėrgoi kundėr Judės, Retsinin, mbretin e Sirisė dhe Pekahun, birin e Remaliahut. 

38

  Kėshtu Jothamin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe u varros me ta nė qytetin e Davidit, atit tė tij. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Ashazi. 

2 i Mbretėrve 16

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: