Albanian Bible

Ligji i Pėrtėrirė 15

Ligji i Pėrtėrirė

Return to Index

Chapter 16

1

  "Respekto muajin e Abibit dhe kremto Pashkėn pėr nder tė Zotit, Perėndisė tėnd, sepse nė muajin e Abibit Zoti, Perėndia yt, tė nxori nga Egjipti, gjatė natės. 

2

  Do t`i bėsh fli, pra, Pashkėn e Zotit, Perėndisė tėnd, me bagėti tė trasha dhe tė imta, nė vendin qė Zoti ka zgjedhur pėr tė ruajtur emrin e tij. 

3

  Dhe nuk do tė hash bashkė me tė bukė tė mbrujtur; shtatė ditė do tė hash bukė tė ndorme (sepse dole me nxitim nga vendi i Egjiptit), me qėllim qė ta kujtosh ditėn qė dole nga Egjipti tėrė ditėt e jetės sate. 

4

  Nuk do tė shihet maja pranė teje, brenda tėrė kufijve tė tua, pėr shtatė ditė me radhė; dhe nuk do tė mbetet asgjė nga mishi qė flijove mbrėmjen e ditės sė parė pėr gjithė natėn deri nė mėngjes. 

5

  Nuk do tė mund ta flijosh Pashkėn nė ēfarėdo qyteti qė Zoti, Perėndia yt, tė jep, 

6

  por do ta flijosh Pashkėn vetėm nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, ka zgjedhur pėr tė ruajtur emrin e tij; do ta flijosh nė mbrėmje, nė perėndim tė diellit, nė orėn qė dole nga Egjipti. 

7

  Do ta pjekėsh viktimėn dhe do ta hash nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, ka zgjedhur; dhe nė mėngjes do tė largohesh dhe do tė kthehesh nė ēadrat e tua. 

8

  Gjashtė ditė me radhė do tė hash bukė tė ndorme; dhe ditėn e shtatė do tė mbahet njė asamble solemne pėr nder tė Zotit, Perėndisė tėnd; ti nuk do tė bėsh gjatė kėsaj dite asnjė punė. 

9

  Do tė numėrosh shtatė javė; fillo tė numėrosh shtatė javė nga koha qė fillon tė korrėsh grurin; 

10

  pastaj do ta kremtosh festėn e Javėve pėr nder tė Zotit, Perėndisė tėnd, duke bėrė ofertat e tua vullnetare dhe kjo nė masėn qė Zoti, Perėndia yt, tė bekon. 

11

  Dhe do tė gėzosh pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd, ti, biri yt dhe bija jote, shėrbėtori yt dhe shėrbėtorja jote, Leviti qė ndodhet brenda portave tė tua, dhe i huaji, jetimi dhe e veja qė ndodhen nė mes teje, nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, ka zgjedhur pėr tė ruajtur emrin e tij. 

12

  Do tė kujtosh qė ke qenė skllav nė Egjipt dhe do tė kujdesesh t`i zbatosh nė praktikė kėto statute. 

13

  Do tė kremtosh festėn e Kasolleve shtatė ditė me radhė, mbasi tė kesh mbledhur prodhimin e lėmit dhe tė fushės sate; 

14

  dhe do tė gėzohesh nė festėn tėnde, ti, biri yt dhe bija jote, shėrbėtori yt dhe shėrbėtorja jote, dhe Leviti, i huaji, jetimi dhe e veja qė ndodhen brenda portave tė tua. 

15

  Do tė kremtosh njė festė pėr shtatė ditė me radhė pėr nder tė Zotit, Perėndisė tėnd, nė vendin qė Zoti ka zgjedhur, sepse Zoti, Perėndia yt, do tė bekojė tė gjitha tė korrat e tua dhe tėrė punėn e duarve tė tua, dhe ti do tė jesh shumė i kėnaqur. 

16

  Tri herė nė vit ēdo mashkull i yt do t`i paraqitet Zotit, Perėndisė tėnd, nė vendin qė ai ka zgjedhur, nė festėn e bukėve nė festėn tė ndorme, nė festėn tė Javėve dhe tė Kasolleve; asnjeri prej tyre nuk do tė paraqitet para Zotit duarbosh. 

17

  Por secili do tė japė nga pjesa e tij simbas bekimit qė Zoti, Perėndia yt, tė ka dhėnė. 

18

  Do tė caktosh gjykatės dhe zyrtarė brenda portave tė tua pėr ēdo fis tėndin, nė tė gjitha qytetet qė Zoti, Perėndia yt, tė jep; dhe ata do ta gjykojnė popullin me vendime tė drejta. 

19

  Nuk do ta prishėsh drejtėsinė, nuk do tė tregohesh i anshėm dhe nuk do tė pranosh dhurata, sepse dhurata i verbon sytė e njerėzve tė urtė dhe korrupton fjalėt e njerėzve tė drejtė. 

20

  Do tė zbatosh plotėsisht drejtėsinė, nė mėnyrė qė ti tė jetosh dhe tė zotėrosh vendin qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep. 

21

  Nuk do tė ngresh pėr ty asnjė Asherah, me asnjė lloj druri pranė altarit qė do t`i ndėrtosh Zotit, Perėndisė tėnd; 

22

  dhe nuk do tė ngresh asnjė shtyllė tė shenjtė, qė Zoti, Perėndia yt, urren". 

Ligji i Pėrtėrirė 17

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: