| Chapter 33 |
1 | Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit. |
2 | Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre. |
3 | U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve, |
4 | ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre. |
5 | Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth. |
6 | U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës. |
7 | U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit. |
8 | U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara. |
9 | U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty. |
10 | U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq. |
11 | U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit. |
12 | U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah. |
13 | U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush. |
14 | U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin. |
15 | U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait. |
16 | U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah. |
17 | U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth. |
18 | U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah. |
19 | U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets. |
20 | U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah. |
21 | U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah. |
22 | U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah. |
23 | U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer. |
24 | U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah. |
25 | U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth. |
26 | U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath. |
27 | U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah. |
28 | U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah. |
29 | U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah. |
30 | U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth. |
31 | U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan. |
32 | U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad. |
33 | U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah. |
34 | U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah. |
35 | U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber. |
36 | U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh. |
37 | Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit. |
38 | Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë. |
39 | Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor. |
40 | Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit. |
41 | Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah. |
42 | U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon. |
43 | U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth. |
44 | U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin. |
45 | U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad. |
46 | U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim. |
47 | U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit. |
48 | U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos. |
49 | Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit. |
50 | Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha: |
51 | "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit, |
52 | do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre. |
53 | Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi. |
54 | Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t`u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t`i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj. |
55 | Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t`ju shqetësojnë në vendin që do të banoni. |
56 | Dhe do të ndodhë që unë t`ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t`i trajtoj ata". |